VIDEO/ Liverpool-i “shpartalloi” Bajernin në “Audi Cup 2017”

0
SHPËRNDAJE

Liverpool-i mundi Bayern Munich me rezultatin 3-0 dhe siguroi finalen e Audi Cup.

“Të kuqtë” do të përballen me Atletico Madrid-in të martën më 2 gusht në orën 20:30.

Golat për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp u realizuan nga Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Daniel Sturridge.

 

Takimi ishte i pafat për Sturridge, i cili u fut si zëvendësues, realizoi golin e tretë, por u detyrua të dilte nga loja për shkak të një dëmtimi.

Futbollisti pati dhimbje në kofshë pas golit.

Mane kaloi të tijtë në avantazh pas minutës së 6 dhe dha asistin e golit të egjiptianit në të 34′.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.