VIDEO/ Macja e zezë i pret rrugën autobuzit të Partizanit. Mos është ters?

0
SHPËRNDAJE

Vetëm para pak minutash, skuadra e Partizanit la hotelin ku ishte e grumbulluar, për t’iu drejtuar stadiumit “Selman Stërmasi”, ku në orën 18:00 do ët startojë derbi i kryeqytetit, përballë Tiranës.

Një mace e zezë i ka prerë udhë autobusit të skuadrës së kuqe, vetëm pak sekonda para nisjes nga hoteli, gjest që ka bërë efektin e tij te supersticiozët.

Natyrisht që optimistë janë tifozët bardheblu, që pikërisht te macja shikojnë një mundësi që skuadra e Tiranës të rikthehet te fitorja në derbi, që i mungon prej disa vitesh.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.