VIDEO – Mapou Yanga-Mbiwa tallet me Ibrahimoviçin

0
SHPËRNDAJE

Në Francë në ditët e fundit lajmi më i bujshëm është humbja e PSG-së nga Lyon që ishte dhe humbja e parë për sheikët këtë sezon në Ligue 1.

Kjo ishte humbja e parë pas 36 ndeshjeve kampionale që i bie se PSG ka humbur pas 350 ditëve.

Gjatë ndeshjes kishte momente interesante mes mbrojtësit të Lyon, Mapou Yanga-Mbiwa dhe yllit të PSG-së, Zlatan Ibrahimovic.

Fillimisht ishte Ibra ai që e rrëzoi përtokë Yanga-Mbiwan, duke mos i lënë mundësi as të ankohet.

Por nuk vonoi shumë dhe mbrojtësi francez ia ktheu, kur Lyon shënoi një gol të bukur, duke vallëzuar në mënyrë qesharake.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.