VIDEO / Messi u ngacmua seksualisht kur ishte adoleshent

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kjo është padyshim videoja më e çuditshme që është parë për një ylli të futbollit i cili intervistohet nga një televizion kombëtar. Dhe mund të thuhet se është një nga më të sikletshmet. Pamjet filmike të një interviste të dhënë nga Lionel Messi në moshë të re për një emision televiziv argjentinas kanë bërë xhiron e internetit këtë fundjavë. Nuk bëhet fjalë për një intervistë të zakonshme.

Në video shfaqet ylli i Barcelona-s, i cili preket në mënyrë të papërshtatshme nga një grup prej 5 meshkujsh më të mëdhenj se ai dhe të cilët kanë paruke dhe janë veshur me kostume shumë të çuditshme në këtë emision “komik”. Kjo video, që nuk ishte shfaqur kurrë më parë, është filmuar në 2006-ën, kur Messi ka qenë një adoleshent, gjë që e bën këtë video akoma më shqetësuese.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU