Video përgjimi / Thjesht tolero pak… jo të bësh penallti kupton…

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Ditën e djeshme ka dalë një lajm mbi një video që qarkullon dhe në të shfaqet Drini Çaushi dhe Emiljano Vila, ndërkohë që sot në “Panorama Sport” është publikuar një bisedë që pretendohet të jetë shkëputur nga videoja, në të cilën Vila dhe Çaushi flasin në telefon.

Biseda mes Vilës dhe menaxherit

Menaxheri: O vllai, ti e di që unë të du fort. Ti nuk je më aty vitin tjetër. Do të marr unë këtu. Do lush me Korfuzin. Unë për ty e kam.
Vila: Ëhë…
Menaxheri: Kur ishim atë ditë në kafe, aty afër ishte edhe Naimi, drejtori i Kukësit. Edhe ai foli me Safetin edhe ai i tha sa të duan. A kupto? Me toleru pak. Jo me bo penallti, por kur të jetë topi në anësore, me e nxjerr jashtë. Me toleru pak. A kupto? Safeti është i fiksuar për të marrë titullin sivjet. E do patjetër.
Vila: Hajt se flasim.
Menaxheri: Ti menoje iher me qetësi dhe pastaj më thuj… Mos më jep përgjigje tani!
Vila: Ok, ok…
Menaxheri: Sepse vlla ti deri në fund të sezonit do të jesh aty, a kupto… se pastaj do ikësh…
Vila: Eee, po pra. Mirë hajt.
Menaxheri: Ki parasysh se nuk dua të… thjesht tolerim, a kupto… nxirre topin jashtë e kshu gjonash, e di vetë ti.
Vila: Hëm… ashtu ëëë…
Menaxheri: Nejse, menoje vetë edhe më thuj. Kur ta ndash mendjen më ço një mesazh. Domethënë kur të jesh vetëm, më ço një mesazh… kaq. Mirë?
Vila: Eeee… hajt se flasim. Hajt, hajt se flasim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.