VIDEO/ Portjeri dhuron asist në min 93-të

0
SHPËRNDAJE

Në elitën e futbollit belg ndodhin çudira. Një prej tyre ka ndodhur me portierin e KV Mechelen, Colin Coosemans, i cili la portën e tij në minutën e 93-të të ndeshjes ndaj Royal Excel Mouscron.

Edhe pse roli i tij natyral është që të mbrojë portën, ai tregoi aftësi të mira edhe në sulm, pasi dhuroi asistin për golin e barazimit 2-2 të ekipit të tij. Coosemans fillimisht tentoi të driblonte një mbrojtës, humbi topin, por më pas ai e merr sërish dhe dërgon një top në zonë, që shfrytëzohet mjaft mirë nga një shok i skuadrës.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.