Video – Shënon super gol djali i legjendës Larsson

0
SHPËRNDAJE
Loading...

jordan-larrson
Nuk është vetëm rasti i sulmuesit Magani tek Teuta. Një situatë të tillë po përjeton edhe Jordan Larsson tek Helsingborg.
Kur e keni trajner babanë duhet të bësh diçka të veçantë, për t’i shmangur llafet e njerëzve. Pikërisht këtë e bëri Jordan Larsson, djali i ish-futbollistit të Barcelonës, Henrikh Larsson, tanimë trajner i skuadrës suedeze Helsingborg.

Jordan Larsson shënoi golin e fitores për skuadrën e Helsinborgut ndaj AIK-ut, e cila përfundoi 2-1.

Zhvillohej minuta e 76’ e takimit kur Jordan bëri me dije se ka mësuar diçka nga babai i tij, i cili dikur ishte një nga golashënuesit më të mirë të Evropës.

Larsson përpos Barcelonës, ka luajtur edhe me dy skuadrat e mëdha britanike, Manchester United dhe Celtic.
Ai madje konsiderohet si një nga legjendat e klubit skocez.
Video – Goli i Larsson

S'KA KOMENTE

Comments are closed.