VIDEO / Shkëndija: 8-1 nuk mund të justifikohet por do na shërbejë si mësim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Shkëndijës të shtunën ka pësuar disfatë të thellë nga skuadra e CSKA Sofjes me rezultatin e thellë 8:1. Një rezultat i pajustifikueshëm sipas trajneri Tomas Brdariç, i cili do u jepte atyre besim për të ardhmen.

“Një rezultat i pajustifikueshëm mirëpo që do të na jep mësim për të ardhmen. Ndeshje me rival të fortë dhe me mungesa të rëndësishme në formacionin tonë që u munduam t’i plotësojmë me futbollistë të ri. Pastaj pas vetëm 7-të minutave doli edhe një lojtar dhe duhej të ndryshojmë vendosjen. Nisëm mirë ndeshjen, për 30 minuta kishim lojë dhe raste, avacuam 1:0 dhe më pas nga dy ndërprerje kundërshtari përmbysi rezultatin. Shpejtë erdhi edhe goli i tretë dhe këtu ekipi humbi ekuilibrin dhe në ato 10-të minuta ndodhi gjithçka që mund të ndodh keq në lojën tonë. CSKA shënoi gola që kurrë nuk do t’i shënonte dhe ne pranuam gola që s’besoj se mund t’i pranojmë shpesh. Thjesht gjithçka shkoi keq dhe kundërshtari krijoi epërsi të madhe. Në pjesën e dytë u munduam me ndryshime të kthehemi në lojë, mirëpo CSKA nuk na lejoi të bëjmë lojën tonë. Nëse diçka mund të nxjerrim pozitive nga kjo është se si s’duhet të luajmë dhe të mundohemi ato gabime t’i përmirësojmë. Nuk do të lejojë kjo humbje të ketë ndikim psikik të lojtarët, pasi ishte një test që do na shërbejë për të ardhmen”, Tomas Brdariç.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.