VIDEO / Shpon kundërshtarin me gjilpërë gjatë lojës

0
SHPËRNDAJE

“Kam shpuar gjatë gjithë ndeshjes sulmuesin e Estudiantes me një gjilpërë. Ne e dimë që lojtarët e kategorisë së parë i shmangen kontaktit, nuk i pëlqen kur ne vonojmë lojën apo luajmë pisët. Kështu që kjo ishte mënyra e vetme që ne të fitonim. Futbolli është për të zgjuarit”, ka thënë mbrojtësi Federico Allende.

Në Argjentinë një futbollist ka shokuar të gjithë pas ndeshjes teksa është shprehur se ka përdorur një gjilpërë për të lënduar kundërshtarin në një ndeshje kupe.

Mbrojtësi Federico Allende ka treguar se ka pickuar sulmuesit e Estudiantes në fitoren shokuese 3-2. Duke folur për Cordoba Vorterix Radio ai ka treguar se çfarë ka ndodhur në fushën e lojës.

“Kam shpuar gjatë gjithë ndeshjes sulmuesin e Estudiantes me një gjilpërë. Ne e dimë që lojtarët e kategorisë së parë i shmangen kontaktit, nuk i pëlqen kur ne vonojmë lojën apo luajmë pisët. Kështu që kjo ishte mënyra e vetme që ne të fitonim. Futbolli është për të zgjuarit”.

Ai kishte fshehur dy gjilpëra në mbrojtëset e tij dhe Juan Otero ishte viktima kryesore. Sulmuesi i Estudiantes ka protestuar disa herë te arbitri, por pretendimet e tij ranë në vesh të shurdhër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.