VIDEO / Shqipëri – Moldavi, kuq e zinjtë e vegjël arrijnë fitore

0
SHPËRNDAJE
loading...

Kombëtarja U21 / Trajneri Bushi e nisi ndeshjen e dytë ndaj Moldavisë me këtë formacion:

Kastrati, L. Maloku, Tafa, Toli, E. Maloku, Laçi, Ramadani, Abazaj, Seferi, Mustafa, Kallaku.

Pjesën e parë kuqezinjtë e filluan me vrull dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit në minutën 13 me anë të Kristal Abazajt. Më pas Moldavia filloi të fitonte terren duke kërkuar golin e barazimit, por pa sukses. Të besuarit e Alban Bushit u futën në dhomat e zhveshjes me epërsinë e një goli.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës bie disi, kjo edhe për shkak të shumë zëvëndësimeve që kryen të dy trajnerët. Megjithatë, kuqezinjtë e Bushit do të shënonin edhe një tjetër gol për të vulosur një ditë të shkëlqyer.

Në minutën e 86’ ishte Bytyçi ai që realizoi një gol mjaft të bukur duke lënë të shtangur dhe të palëvizur në vend portierin e Moldavisë, gol që praktikisht mbylli edhe ndeshjen.

Në këtë përballje, ekipi i Shqipërisë U19 tregoi edhe njëherë se ka mjaft talente brënda tij dhe duket se trajneri Bushi po bën një pune të mirë në drejtimin e Kombëtares Shpresa.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.