(Video) Shqipëria U19 e mbyll me fitore minimale

0
SHPËRNDAJE


Shqipëria U-19 i mbyll me fitore kualifikueset e Kampionatit Europian 2017 që do të zhvillohet në Gjeorgji. Pas humbjeve ndaj Irlandës dhe Gjermanisë, ekipi i Arjan Bellajt mposhti 1-0 Gjibraltarin në duelin përmbyllës të Grupit 4.

Takimi në “Selman Stërmasi” u vendos që në minutën e tetë me supergolin e 18-vjeçarit Agim Zeka. Talenti prishtinas i Skënderbeut ishte autor edhe i dygolëshit në disfatën 3-2 kundër Gjermanisë të shtunën.

Megjithatë, kjo fitore nuk shërben për të shkuar në “Elite Round” pasi kuqezinjtë e mbyllin grupin në vendin e tretë. Gjermania kualifikohet e para me pikë të plota, e ndjekur nga Irlanda të cilën e mposhti 4-0 sot në “Niko Dovana” të Durrësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.