VIDEO/ Shqipëria U19 mundet nga Gjeorgjia

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Përfaqësusja e 19-vjecarëve të Shqipërisë humbi 0-1 ndaj Gjeorgjisë në miqësoren e dytë të zhvilluar të shzivlluar ndaj këtij kundërshtari në stadiumin “Loni Papuciu” të qytetit të Fierit në funksion të ndërtimit të një grupi sa më cilësor për eliminatoret e europianit që do të zhvillohet në muajin tetor në vendin tonë.

Të rinjtë që drejtohen nga Erjon Bogdani u ndëshkuan në minutën e 49-të nga autogoli i Isufajt, finalizim që mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve 19-vjecarë për të shmangur humbjen.

Përtej rezultatit, që sigurisht ishte zhgënjyer për stafin teknik, trajneri Bogdani bëri ndryshime të shumta në formacion për të parë gjendjen e lojtarëve që kishte grumbulluar, për t’u fokusuar më pas te një grup më i ngushtë që do të tentojë kualifikimin ne Eitë Round, me Shqipërinë që është shortuar në të njëjtin grup me Ukrainën, Malin e Zi dhe Norvegjinë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU