VIDEO/ Tifozët rus “e djegin” në Slloveni

0
SHPËRNDAJE

Një skenë e pabesueshme është parë mbrëmjen e së mërkurës gjatë ndeshjes së Champions League në Slloveni mes Maribor dhe Spartak të Moskës. Një fishekzjarr i madh ka shkuar deri në mes të fushës, për fat të mirë pa goditur lojtarët dhe gjyqtarin, që duket se ishte shënjestra.

Frikë në tribunat e stadiumit, ku luan edhe futbolisti i kombëtares kuqezi, Valon Ahmedi. Protagonistë negativë janë bërë tifozët rusë, të cilët kanë hedhur këtë fishekzjarr në drejtim të gjytarit gjerman Aytekin (një person i urryer për tifozët kuqezinj që nga ndeshja me Izraelin në Elbasan).

Me siguri UEFA pas kësaj ngjarjeje do të marrë masa të forta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.