(VIDEO) Vjen REAGIMI i FSHF – “Skandalet, ne nuk merremi me kupat e Europës”

1
SHPËRNDAJE

Vazhdon zhurma rreth dënimit të Skënderbeut nga UEFA dhe pasojat e mundshme që mund të ketë ai dënim, duke qenë se edhe FSHF duhet të vendosë tashmë. Megjithatë, Drejtori Juridik i FSHF-së, Aldi Topçiu, është shfaqur sot në një video postuar nga FSHF në faqen e vet zyrtare, duke përsëritur pak a shumë ato që tha Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku para dy ditësh, por duke shtuar edhe një detaj me rëndësi: nëse Skënderbeu është dënuar vetëm për ndeshje të luajtura në kupat e Europës, atëherë FSHF do të mbyllë gjithçka pa marrë asnjë vendim.

“Është e rëndësishme që të sqarojmë edhe opinionin sportiv lidhur me komentet e ndryshme që janë bërë edhe këto ditët e fundit, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Federata Shqiptare e ka ndjekur nga afër këtë çështje dhe është në pritje të marrjes së vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Deri tani, dimë vetëm atë çfarë është vendosur, por nuk dimë arsyetimin, sesi gjykata ka arritur deri në këtë konkluzion. Me të marrë këtë vendim të arsyetuar edhe Federata do të shohë qëndrimin e saj me këtë vendimmarrje”.

“Vendimi i arsyetuar merr kohën e vet, por nuk besoj që do të jetë një kohë e gjatë. Me ta marrë këtë vendim, edhe ne do të mbajmë qëndrimin tonë. “Do të doja të sqaroja edhe diçka tjetër, kufizimin e kompetencës së federatës në lidhje me këtë çështje. Që do të thotë, se federata  është përgjegjëse për garat që organizon vetë. Kompeticionet Europiane, siç janë Champions League dhe Europa League, nuk hyjnë në kompetencat e Federatës. Për këtë arsye është UEFA që ka marrë një vendim për ndeshjet në fjalë dhe jo Federata Shqiptare e Futbollit që organizon aktivitetet e saj, si Superligën, kampionatin e Kategorisë së Parë e kështu me radhë. Në këtë kontekst është e rëndësishme që të ndahen kompetencat e secilit prej këtyre organeve”.

1 KOMENT

  1. Shume i drejte gjykimi, dhe keahtu i bie qe nese nje sjqiptar vret dike jashte Shqiperise nuk e arreston Policia shqiptare ai ketu mund te behet edhe deputet.Hajde logjoke institicioni hajde, po ai ekip te perfaqaon ty dhe Shqiperine ne keto kompeticione, ti ja dhe medaljet e kampionit dhe nuk ka asgje nese ai i pordhosi dhe turproi jo vetem Federaten por edhe te gjithe futbollin shqipar.Ata thone tani shqoptaret jame trukues te ndeshjeve jo Skwnderbeu.

Comments are closed.