VIDEO/ Zbulohet arsyeja e sherrit mes Neymarit dhe shokut të skuadrës

0
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e sotëm Neymar është përfshirë në një sherr banal me lojtarin më të ri të Barcelonës, Nelson Semedo i cili ka befasuar të gjithë duke qëlluar me shkelmë shokun e skuadrës.

Por ku nisi zanafilla e këtij sherri?

Ashtu siç mund ta shikoni në videon më poshtë, Semedo ditën e sotme debutoi në stërvitjen e Barcelonës ku fillimisht u takua me trajnerin Ernesto Valverde, ndërsa Neymar vjen më vonë me dyshen e përhershme Messi-Suarez, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Gjithçka shkoi mirë deri në momentin e startit të trajnimit ku Neymar ka provokuar transfertën më të fundit të Barcelonës të cilit është munduar t’i futë topin mes këmbëve.

Ky gjest i i brazilianit nuk është pëlqyer nga Nelson Semedo pasi me të drejtë në seancën stërvitore nuk është qëllimi për të poshtëruar shokun e skuadrës por për tu përgatitur sa më mirë fizikisht.

Pas sherrit Neymar u larguar nga stërvitja.

Kujtojmë që PSG kohët e fundit po kërkon Neymarin për të cilin Barcelona kërkon plot 222 milionë euro.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.