VIDEO / Zidane e pranon që goli ishte offside por e merituan kualifikimin

0
SHPËRNDAJE

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka folur pas kualifikimit të ekipit të tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores dramatike kundër Bayern Munich: “Ne vuajtëm, duhet pranuar. Por, mos harroni se luajtëm kundër ekipit më të mirë deri tani. Kishim shumë shanse në pjesën e parë dhe më pas nuk qëndruam të qetë. Arbitrimi? Unë kurrë nuk përzihem me këto gjëra, kur vendimet e diskutueshme të gjyqtarëve janë për ne, apo kundër nesh.

Për momentin e pranoj se goli ynë i dytë ishte “offside”, por tani nuk mund të flasim për këtë. Në të dyja ndeshjet ishim më të mirë dhe e merituam kualifikimin. Mos harroni faktin se i shënuam në total gjashtë gola Bayern Munich. I fituam të dyja ndeshjet çerekfinale. Ronaldo? Sonte ka treguar se në momente kyçe është ai, që e bën dallimin. Kur i duhet të jetë, Ronaldo është unik dhe ne jemi të lumtur për të, edhe për ekipin.

Klasikja e së dielës kundër Barçës? Është normale që lojtarët, pasi kanë luajtur 120 minuta, të jenë të lodhur. Ne kemi pesë ditë në dispozicion për ta rimarrë veten. Rivali në gjysmëfinale? Le të shohim se çfarë do të ndodhë të premten. Ne luajtëm kundër Bayern Munich dhe të gjithë mendonin se na ra kundërshtari më i vështirë. Tani nuk është koha për të përzgjedhur, sepse në gjysmëfinale mbërrijnë patjetër më të mirët.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU