Vidoviç bëhet “dem i kuq”

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ashtu siç pritej mbrojtësi Marko Vidoviç është një lojtar i Partizanit. Pas disa ditë në provë, lojtari serb ka bindur stafin teknik për aftësitë e tij dhe kjo gjë ka bërë qe atij t’i ofrohet një kontratë 1-vjeçare. Tashmë trajneri Starova kompleton kështu edhe krahun e majtë të mbrojtjes, teksa Kalarit i bashkohet edhe Vidoviç. Sajti ynë ishte i pari që dha lajmin për afrimin e mbrojtësit tek të kuqtë, dhe tani kjo gjë është bërë realitet. Duke parë që mbrojtësi është stërvitur prej ditësh me grupin e lojtarëve, trajneri i të kuqve, “Bobi”, mund t’a aktivizojë qysh në ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.