Vidoviç nis stërvitjen me Partizanin, Jertec pritet këto ditë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Lajmi që prej dy ditësh u publikua nga “Minuta90.com”, tashmë konfirmohet zyrtarisht edhe nga Partizani. Sot, i pranishëm në dy seancat stërvitore të zhvilluara nga të kuqtë në Pezë ishte edhe 27-vjeçari nga Mali i Zi, Marko Vidoviç i cili luan mbrojtës i majtë. Ndërkohë që gjithmonë sipas njoftimit të zyrës së shtypit, kroati 29-vjeçar Dario Jertec, i cili luan si “playmaker”, do t’i bashkohet ekipit gjatë ditëve në vazhdimi.

Partizaniardhur
Vidoviç dhe Lukiç gjatë stërvitjes

Po ashtu në stërvitjen e sotme ka qenë edhe mbrojtës i djathtë serb Slavko Lukiç, 26 vjeç, i cili më parë ka pasur një histori me Bylisin.  Në bazë të asaj që bëhet me dije në rrugë zyrtare nga klubi i kuq, këta lojtarë do të jenë në vëzhgim nga stafi teknik, por duke parë cilësitë që zotërojnë, pritet të bindin drejtuesit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.