Vijon vërshimi i të huajve në futbollin e Kosovës

0
SHPËRNDAJE

kongo per .1
Lojtarët pas mbërritjes në aeroportin e Prishtinës

Duket se pas klubeve të shumtë të Kosovës që i mbushën radhët e tyre me futbollistë të huaj nga Afrika, Brazili e deri nga Korea, tashmë është radha e Istogut që afron tre lojtarë nga Kongo, dy sulmues dhe një mesfushor për të cilët thuhet se do jenë nga ata të mirët që do të bëjnë diferencën në kampionat dhe do ti sigurojnë Istogut qëndrimin në elitë.

Shpëtimtaret kongolezë kanë zbarkuar mbrëmë në Kosovë por këtë radhë vetëm dy prej tyre ndërsa i treti pritet të vijë nesër në mbrëmje. Në këtë mënyrë edhe kampionati i Kosovës duket se nuk ndryshon shumë nga ai i Shqipërisë duke kërkuar shpëtimin nga jashtë e duke mos patur durimin për investime afatgjata në zhvillimin e futbollistëve vendas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.