Viktor Gjoni: Po tani çfarë do thotë Partizani?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Viktor Gjoni, trajner i Tërbunit
Viktor Gjoni, trajner i Tërbunit

Viktor Gjoni/ “Ishte një fitore mëse e merituar edhe pse kur ndeshja ishte 0-2 për ne, arbitri akordoi një penallti inekzistente për kundërshtarin. Është po i njëjti arbitër që na ka dëmtuar edhe në shumë ndeshje të tjera dhe për këtë gjë jam shumë i indinjuar. Ekipet e vogla nuk mund të penalizohen kështu pasi na shohin si një ekip pa shumë rëndësi. Ne jemi duke respektuar kampionatin dhe po e zbukurojmë futbollin që ka nevojë për skuadra të tilla që po japin shembull. Më vjen keq që në Shqipëri ndodh kështu, ku pasi ndaluam Partizanin, drejtuesi i tyre na kërkoi llogari se  luajtëm fort për të favorizuar Skënderbeun. Tërbuni tregoi se di të luajë futboll, por këtu është për faj të vet”, ishin fjalët e Viktor Gjonit për SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.