Vila e bën sefte me Skënderbeun, vjen fitorja e parë në miqësore

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu i ka dhënë fund rezultateve negative në miqësore, teksa ditën e sotme ka arritur të triumfojë, duke mposhtur me rezultatin 2-1, kazakët e Aktobes. Pas 2 humbjesh dhe 1 barazimi, korçarët arritën të thyenin tersni, në përgatitjet që janë duke zhvilluar në Antalia.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e bardhekuqve. Ishte pikërisht ish-mesfushori i Partizanit, ai që kaloi në avantazh skuadrën e Dajës, duke gjetur golin e parë personal me fanellën e Skënderbeut.

Në pjesën e dytë, Aktobe arriti të barazojë rezultatin, me Kakimov. Për golin e fitores mendoi Demte, në minutën e 81-të. Ky ishte takimi i fundit miqësor në Antalia për skuadrën e Skënderbeut. Kujtojmë që kundërshtarët e Aktobes, nuk janë në lartësinë e korçarëvem pasi në kampionat mbajnë vendin e 9-të, 3 pikë larg zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

Formacioni: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, Vila, James.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.