Vila: Vllaznia “macja e zezë”, por synojmë vetëm fitore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Një dëmtim i pësuar pas përplasjes me Besnik Krasniqin në ndeshjen kundër Flamurtarit, e ka detyruar Emiliano Vilës të vendosë një maskë mbrojtëse në seancat stërvitore por që do t’a mbajë edhe në ndeshjen e fundjavës. Mesfushori i Partizanit u shpreh se shpreson të përshtatet sa më mirë me këtë ndryshim jo fort komod dhe që maska t’i sjellë fat në përballjen me kuqeblutë.

Emiliano Vila
Emiliano Vila

“Ditët e fundit jam stërvitur me maskë dhe besoj që të jem përshtatur më të për ndeshjen me Vllazninë. Shpresoj që të më sjellë fat dhe ta fitojmë ndeshjen. Është e vërtetë që ecuria jonë në ndeshjet fundit nuk ka qenë e mirë. Kemi marrë 3 barazime dhe nuk kemi mundur të përfitojmë nga hapat e gabuar të Skënderbeut. Nuk na lejohet asnjë rezultat tjetër vec fitorës, edhe pas Vllaznia është një kundërshare që ka qenë si mace e zezë për ne. Objektivat tanë janë maksimale por kuptohet tani jo gjithcka është në dorën tonë. Shpresoj që Skënderbeu të gabojë në mënyrë që ne te kemi ende mundësi për këtë objektiv”, kanë qen fjalët e Emiliano Vilës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.