Vilfor Hysa drejt Kategorisë së Parë

0
SHPËRNDAJE

Burime nga klubi i Kastriotit të Krujës bëjnë të ditur se sulmuesi i njohur Vilfor Hysa është pranë rikthimit te klubi i Kategorisë së Parë që po përforcohet si rrallëherë me lojtarë mjaft të njohur e cilësorë. Nëse realizohet kjo është një lëvizje e papritur e Hysës që kërkohej edhe nga klube të tjerë të Superiores. Hysa ka qënë pjesë e rregullt e ekipeve tona kombëtare të moshave ndërsa në rang klubesh ka provuar të luajë me SK Tiranën, Teutën, Laçin, Flamurtarin, Vllazninë, Kastriotin dhe së fundi Kukësin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.