Vincenzo Iaquinta mund t’i rikthehet futbollit të luajtur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

iaquintaIsh sulmuesi Italian i Juventus, Vincenzo Iaquinta mesa duket po mendon të rikthehet në fushat e lojës. Për sulmuesin mendon Parma e cila këtë vit do të rifillojë gjithçka nga zero në Serinë D italiane. Iaquinta u shpreh se është kontaktuar nga drejtuesit e Parmës por është i pavendosur dhe ka kërkuar kohë që të mendohet përpara se të vendosë. Iaquinta nuk luan që nga prilli i vitit 2012 kur aktivizohej te Cesena. Ndërkohë trajneri i ri i Parmës Apolloni nuk duket i bindur për afrimin e sulmuesit: “Mendoja se Vincenzo e kishte lënë futbollin por kurrikulumi i tij flet vetë, nuk ka nevojë të provohet si lojtar. Është e vështirë të flasësh për një lojtar që ka 3 vite që nuk luan por unë kam besim te drejtuesit e mi.” – u shpreh tekniku.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.