Vincenzo Montella: Di si ta mposhtim Juventusin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Milan dhe Juventus do të takohen këtë të premte në Katar ku do të zhvillojnë finalen e Superkupës së Italisë, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë për “Tuttosport” para finales së Superkupës së Italisë, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, beson se skuadra e tij mund ta mposhtë sërish Juventusin ashtu si muaj më parë në kuadër të Serie A.

“A mund t’i mposhtim ata? Mirë, ne tashmë e kemi bërë këtë”, tha fillimisht Montella.

“Por, ata janë një skuadër e ndërtuar për ta fituar madje edhe Ligën e Kampionëve. Massimiliano Allegri ka ekip të kompletuar dhe mund të luajnë në shumë mënyra – andaj duhet të tregohemi të kujdesshëm”, shtoi më tej trajneri i Milanit.

“Do të jetë ndeshje ndryshe nga ajo që fituam ndaj tyre. Unë do të bëjë ndryshime, por nuk do t’ju tregojë juve çfarë në të vërtetë, nuk dua t’ju krijojmë avantazhe të tjerëve”, theksoi mes tjerash Montella.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.