Vizita në Azerbaxhan, Presidenti Nishani takon Agollin

0
SHPËRNDAJE

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, ku po merr pjesë në forumin dy ditor global të Bakusë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, takoi edhe komunitetin e vogël të shqiptarëve që jetojnë në zonën e Kaukazit. Mes tyre ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ansi Agolli, që i dhuroi kreut shqiptar të shtetit fanellën e Qarabag-ut. Fotot e publikuara në profilin në instagram të kuqeziut, me diçiturën “Tifozi me i ri i Qarabag, z.Bujar Nishani! Mirë se erdhët në Baku z.President!”

Ansi Agolli dhe presidenti Bujar Nishani
Ansi Agolli dhe presidenti Bujar Nishani

“Ne shqiptarët e paktë që jetojnë në Azerbajxhan, patëm një ftesë nga zyra e presidentit dhe shkuam e takuam te hoteli ku qëndronte. Në radhë të parë presidenti është tifoz i Kombëtares, kjo nuk diskutohet. Me këtë rast ishte një suvenir nga ana ime për presidentin dhe dhurata më e mirë është fanella me të cilën luaj të skuadra e Qarabag”.

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga starti i Kampionatit Europian, 33-vjeçari foli edhe për përgatitjet dhe pjesëmarrjen drejt evenimentit në Francë, ku Kombëtarja do të synojë të tregojë se kualifikimi nuk ishte rastësi.

“Koha kalon shumë shpejt dhe besoj se përgatitjet do të shkojnë në mënyrën më të mirë. Dy miqësoret që kemi në fund të muajit do ti shërbejnë mjaft përgatitjeve për Kampionatin Europian. Ne jemi me këmbë në tokë, vetëm kështu kemi arritur aty ku arritëm. Nuk jemi favoritë, por do të shkojmë në Europian për të treguar vlerat tona dhe për të treguar që kualifikimi nuk ishte koeçidencë. Pse jo të tentojmë sa më shumë. Tek e fundit nuk kemi asgjë për të humbur”.

Në fund edhe një vlerësim për sezonin te Qarabag, që synon të përsëritë suksesin e edicionit të kaluar me fitimin e kampionatit azer dhe Kupës.

“Deri në momentin që po flasim është një ecuri mjaft e mirë e skuadrës, jemi brenda objektivit. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu deri në fund. Ka ende ndeshje për të luajtur dhe asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë që të bëjmë si vitin e kaluar, ku i fituam të dy titujt. Ky ekip është si shtëpia ime e dytë dhe nuk i dihet.”.

Menjëherë pas këtij takimi, Ansi Agolli u shpreh i emocionuar duke folur për mediat. Ja fjalët e mbrojtësi të Kombëtares kuqezi:“Ishte nder tepër i veçantë të takohesha me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. z. Bujar Nishani. Në foto po i paraqes një dhuratë simbolike me logon e klubit ku luaj, Qarabag FC”, u shpreh Agolli. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.