Vjen Beshiktashi, programon stërvitjen e fundit para Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

beshiktashBeshiktashi ka shkelur sot në tokën shqiptare, aty ku do të luajë të enjten ndaj Skënderbeut ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Europa Leaguë, në “Elbasan Arena”. Kampionët korçarë, që arrijnë në një nivel të tillë për herë të parë në historinë e klubeve tona, do të sfidojnë skuadrën e drejtuar nga Senol Gunesh, i cili ka qenë në Tiranë edhe si trajner i kombëtares turke. Stafi teknik, drejtuesit dhe lojtarët e Beshiktashit kanë fluturuar nga Aeroporti “Sabiha Gokcen” me një avion privat, për të mbërritur në kryeqytetin shqiptar, pas një udhëtimi që ka zgjatur 1 orë e gjysmë. Gjithashtu, edhe presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ahmet Ürkmezgil dhe Rebecca ëood, kanë udhëtuar drejt Tiranës me ekipin e futbollit. Beshiktashi, sonte ora 20:00, ka programuar stërvitjen e fundit para sfidës së nesërme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.