Vjen edhe reagimi i Skënderbeut pas vendimit të CAS

0
SHPËRNDAJE

Pak orë pas publikimit të vendimit të KAS-it, që lë në fuqi vendimin e mëparshëm të UEFA-s për pezullimin e kampionëve të Shqipërisë me 1 vit nga kupat e Europës, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut.

Në një njoftim të shkurtër të publikuar pasditen e së mërkurës, klubi korçar nuk flet në mënyrë të drejtpërdrejt për vendimin e KAS-it, por shprehet për kurajë dhe për vlera që ende ka për të treguar.

Pak kohë më parë reagoi edhe klubi i Partizanit, duke i kërkuar FSHF-së që të marrë masa pas vendimit të KAS-it.

Njoftimi i plotë i klubit të Skënderbeut:

“Kurajo më e madhe është të përballosh humbjen pa humbur zemrën. Suksesi nuk është kurrë përfundimtar, dështimi kurrë nuk është fatal. Kurajo është ajo që vlen. Përpjekjet dhe guximi nuk janë të mjaftueshme, pa qëllim dhe drejtim. Udhëtimi ynë nuk është i shkurtër. Sa më shumë na e zgjasin, aq më të fortë bëhemi. Vlerat tona të vërteta janë akoma për tu treguar. Tregojmë madhështi duke u rritur më shumë, tregojmë forcë duke tejkaluar të gjitha pengesat.

Historinë e bëjne njerëzit dhe jo anasjelltas”,-thuhet në fazën zyrtare të klubit të Skënderbeut.

Foto e njoftimit te klubit te Skenderbeut
Foto e njoftimit te klubit te Skenderbeut

S'KA KOMENTE

Comments are closed.