Vjen humbja e parë për Milanin e Mihajlovic

0
SHPËRNDAJE

acmLioni ka një javë më tepër përgatitje fizike, u rendit i dyti në kampionatin e kaluar, do luajë në Champions League dhe ka mbajtur në skuadër lojtarët më të mirë si Fekir, Gonalons dhe Lacazette. Këto mund të jenë disa nga arsyet bindëse të humbjes së Milanit në miqësoren e sotme të humbur 2-1 kundër francezëve të Lion. Në pjesën e parë janë francezët që kalojnë në avantazh me anë të një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Fekir. Në pjesën e dytë Milani rrit intensitetin dhe këmbëngul për të gjetur golin e barazimit, që vjen me anë të Andrea Polit, i cili shënon me një goditje të bukur nga jashtë zone. Në minutën e 80-të është Lacazette ai që dënon kuqezinjtë, falë edhe një gabimi në mbrojtje. Vlen për t’u theksuar fakti se milanisti Davide Calabria, i cili luan me ekipin e të rinjve të Milanit ka qenë ndër më të mirët në fushë duke treguar personalitet në fushë.

Më poshtë do të gjeni videon e golave dhe momenteve më të rëndësishme të takimit :

S'KA KOMENTE

Comments are closed.