Vjen konfirmimi, Basha është i Barit

0
SHPËRNDAJE

Migjen Basha
Migjen Basha

Bari ka zyrtarizuar afrimin e Migjen Bashës, i cili ka firmosur për dy vite me skuadrën italiane dhe do të luajë sërish në Seria B.

Marrëveshja mes Bashës dhe Barit ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot është zyrtarizuar gjithçka pasi pritej lejekalimi nga Luzerna.

Basha vjet e nisi sezonin në Zvicër, por në gjashtë muajt e fundit luajti me Komon, ndërsa tani ishte Bari ai që i mbushi mendjen mesfushorit të Kombëtares të vazhdonte karrierën në Itali.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.