Vjen lajmi i shumpritur për Lushnjën. FSHF investon në “Roza Haxhiu”

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Federata Shqiptare e Futbollit në një bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Lushnjes kanë nisur menjëhere kontaktet dhe punën për pjesën kryesore të infrastrukturës, atë të rikonstruksionit të stadiumit, tashmë që skuadra do të jetë sërisht pjesë e Kategorisë Superiore për edicionin 2017-2018. Impianti “Roza Haxhiu” do ti nënshtrohet shumë shpejt një rikonstruksioni që ka të bëjë me disa anekse të tij si: Rregullimi i ambienteve të brëndshme, dhomat e zhveshjeve, zonën e medias dhe në rrethimin e jashtëm. Kjo pjesë, sipas takimit të sotëm në Bashkinë e Lushnjes mes një delegacioni të FSHF-së dhe Kryetarit te Bashkisë Fatos Tushe, do të merret përsiper dhe do të mbulohet nga vetë Bashkia dhe klubi. Ndërsa nga ana e saj, FSHF do të marrë përsiper furnizimin dhe instalimin e fushës me bar natyral, investim ky qe kap vleren e 50.000 eurove. Këtu FSHF do të ndërhyje menjëherë në një kohë që Bashkia do të prekë dhe do të realizojë meremetimet në ambjentet e brëndshme. Punimet pritet që të nisin sa me shpejt brenda muajit në mënyrë që te arrihen afatet kohore, që Lushnja të nisë ndeshjet e sezonit të ri të Kategorisë Superiore në fushen e saj, e cila do ti nënshtrohet tërësisht rikonstruksionit të plotë. FSHF dhe Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe në këtë takim përcaktuan edhe programin e detajuar të ketij rikonstruksioni të stadiumit për të nisur sa me parë nga puna. Me këtë nderhyrje në këtë impiant, Federata vijon planin e saj për investimet infrastrukturore në stadiumet e Shqipërisë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.