Vllazania / Gjyrezi: Shumë shpejt do konkretizojmë blerjet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Vllaznia vazhdon të mos gjejë paqe. Problematikat e edicioneve të kaluara po shfaqen edhe në këtë fillim sezoni. Merkato cilësore mungon dhe trajneri Armando Cungu i ka vendosur ultimatum klubit për ndërtimin e një skuadre të fort, sepse në të kundërt do të rishohë pozicionin e tij. Në Shkodër janë në pritje, ndërsa administratori Gjyrezi premton se në ditët në vazhdim kuqeblutë do të konkretizojnë blerjet.

“Grupi do të jetë ai që ka qenë, mund ta quajmë një grup të konsoliduar duke qenë se lojtarët kanë dy tre vjet që luajnë me njëri tjetrin. Gjithashtu janë edhe lojtarët e rinj që u rritën dhe u formuan dhe janë baza kryesore e ekipit të Vllaznisë. Megjithatë, si çdo skuadër edhe Vllaznia ka nevojë për ndërhyrje. Janë vendosur disa piketa dhe në ditët në vazhdim mendojmë që mund të fillojmë konkretizximin e kontratave me lojtarëve. Janë qendra e mbrojtjes, do të shohim në mesfushë dhe për qendërsulmues, por edhe për pozicionet e krahëve në mbrojtje.”

Në fund të sezonit të kaluar në Shkodër premtuan një skuadër të ndërtuar vetëm me shkodranë, ku mbi të gjitha do të braktisej pista e huaj. Afrimi në provë i mbrojtësit malazez, Martinoviç konfirmoi hapin mbrapa të bërë nga klubi, ndërsa përforcimet nga jashtë Shqipërisë do të mbeten një alternativë.

“Si çdo klub edhe Vllaznia do të ketë alternativa nga jashtë. Baza e ekipit tonë do të jenë futbollistët e Akademisë së Vllaznisë. Në tregun shqiptar, ku ka lojtarë me vlera dhe të cilët stafi teknik i ka vëzhguar gjatë gjithë vitit, realisht kemi biseduar dhe jemi në pritje. Shpresojmë që shumë shpejt të hedhim hapat konkretë. Më tej, në pamundësi të përfundimit të marrëveshjeve me ta, normal do të shikojmë edhe nga tregu i jashtëm.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU