Vllaznia, a meriton më shumë se vendi i pestë?

0
SHPËRNDAJE

Të thyesh “mallkimin” në Vlorë dhe të fitosh në atë fushë pas 9 vitesh, dhe për më tepër me një lojë në mbrojtje perfekte, tregon se ky ekip vlen më shumë seç flitet dhe meriton ndoshta më shumë se vendi i pestë në tabelën e klasifikimit.

Nuk ishte i rastësishëm goli i mbrojtësit Cicmil, pasi ai gol erdhi si rrjedhojë e një loje të mirë dhe të kujdesshme të ekipit shkodran gjatë 90 minutave. Të mos harrojmë që në atë fushë këtë sezon janë mposhtur kampionët në fuqi, Skënderbeu i Korçës, ndërsa ekipe të tjera e kanë pasur të vështirë të marrin edhe një pikë.

Në mesjavë, shkodranët kanë të gjitha mundësitë për të arritur 3 pikët e rradhës, ku do të presin në “Loro Boriçi” ekipin e Korabit të Peshkopisë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.