Vllaznia aktive në merkato. Në provë dy mbrojtës

0
SHPËRNDAJE

Onuha

Superiorja/ Vllaznia vijon me provat e lojtarëve të huaj, pasi tregu vendas tashmë nuk ofron thuajse asnjë mundësi dhe shpëtimi i vetëm kërkohet nga jashtë.

Në Berane së fundmi kanë mbërritur dy mbrojtës, njëri luan në qendër , ndërsa tjetri në krahun e majtë. Stafi teknik po i vëzhgon me kujdes dhe më pas do të vendosë për fatin e tyre.

Karlo Keshinoviç – Mbrojtësi shtatlartë është 27 vjeç dhe vjet është aktivizuar në Maltë. Më parë boshnjaku ëshrë aktivizuar kryesisht në ligën e dytë kroate, por ka luajtur edhe në elitë. Keshinoviç ka edhe një eksperiencë në Gjermani me Neuberg.

Randy Onuoha – Bëhet fjalë për një mbrojtës 23-vjeçar holandez, që sezonin e fundit ka luajtur në elitën e futbollit bullgar. Në Holandë, në ligën e dytë, nuk ka pasur hapësira për të. Onuoha luan si mbrojtës i majtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.