Vllaznia analizon humbjen ndaj korçarëve dhe premton pikë ndaj Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Para fillimit të seancës së sotme stërvitore, te Vllaznia është zhvilluar analiza e ndeshjes së kaluar, asaj ndaj Skënderbeut, e përfunduar me disfatën minimale të shkodranëve në shifrat 0-1.

Një analizë e zakonshme që zhvillohet gjithnjë para seancës së parë stërvitore të javës. Në të, përveç futbollistëve dhe stafit teknik, ka marrë pjesë edhe drejtori sportiv Eugent Zeka. Nga sa mësohet, ai dhe trajneri i skuadrës kuqeblu, Armando Cungu janë ndalur jo pak te gabimet e konstatuara në mënyrë të përsëritur, edhe në takimin me korçarët, gabime prej të cilave u pësua edhe goli i vetëm i ndeshjes, që më pas solli edhe humbjen e kuqebluve.

Drejtuesit teknikë kanë ngritur zërin duke insistuar në korigjimin e këtyre gabimeve, sepse me ndeshjet që po bëhen gjithnjë e më të vështira dhe kampionatin që po shkon gradualisht drejt fundit, ato nuk mund të tolerohen më gjatë.

Vllaznia ka nevojë për pikë në çdo ndeshje dhe drejtuesit e skuadrës dhe ata të klubit u’a kanë bërë të ditur futbollistëve. Për këtë arsye, që në ndeshjen e së shtuës, në transfertë ndaj Luftëtarit, pavarësisht se konsiderohet një sfidë shumë e vështirë, do të kërkohet marrja e një rezultati pozitiv. Edhe për këtë takim në formacionin bazë do të ketë mungesa, megjithatë tashmë ato janë bërë një ritual i zakonshëm për këtë skuadër. Në këto momente, e rëndësishme është konsideruar të korigjohen gabimet, sidomos në mbrojtje sepse nëse kjo rregullohet, atëherë Vllaznia ka treguar se nuk ka frikë asnjë kundërshtar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.