Vllaznia anullon fazën përgatitore në Serbi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Drejtuesit e Vllaznisë i kanë thirrur mendjes duke e anulluar menjëherë fazën përgatitore të cilën në mënyrën më të pakuptimtë e kishin vendosur ta zhvillonin në Serbi. Kur dihet situata e nxehtë e kohëve të fundit mes dy shteteve, por edhe marrëdhëniet e mëparshme që dihet se nuk kanë qenë asnjëherë miqësore, u duk një vendim krejt absurd i drejtuesve të Vllaznisë idea për tu transferuar në Zllatibor të Serbisë, aty ku kushtet thuhej se ishin tepër komode.

Madje, anullimi duket se nuk ishte një vendim i llogjikshëm nga paria e Vllaznisë por më shumë një vendim që erdhi si rezultat i frikës pas reagimit të fortë të tifozerisë shkodrane e cila ngriti zërin me të drejtë duke qenë e pakënaqur me politikat e klubit më të vjetër shqiptar. Të paktën pas kësaj, tifozët shkodranë nuk mund të ankohen se zëri i tyre nuk është dëgjuar asnjëherë nga krerët e Vllaznisë megjithëse hendeku mes tyre mbetet ende jo i vogël.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.