VLLAZNIA/ Bind Ramadani dhe një portjer nga Belgjika

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja/ Vllaznia vijon përgatitjet, ndërkohë që klubi po mundohet të përforcojë skuadrën me disa elementë cilësorë, por deri më tani i vetmi zyrtarizimin është ai i Edon Hasanit.

Gilman Lika është më i përfoluri për të riveshur fanellën e Vllaznisë, por nuk ka ende një akord për të bashkëpunuar, ndaj duhet pritur se çfarë do të ndodhë mes palëve.

Së fundmi në provë ka ardhur sulmuesi boshnja Nedo Turkoviç, por jo vetëm ai, pasi po testohet edhe mesfushori Alban Ramadani dhe deri më tani ish-mesfushori i Kiasos dhe i Padovës po bind. Gjithsesi fjalën e fundit e thotë trajneri Cungu. Mesfushori kosovar është testuar më parë edhe te Kukësit, por nuk ka arritur akord me verilindorët.

Po dje ka ardhur edhe një portier dhe bëhet fjalë për Ndriçim Kojelin shkruan “Sport Ekspres”. 20-vjeçari shtatlartë është nga Tropoja dhe vjen nga Belgjika. Ai po vëzhgohet me kujdes dhe pritet vendimi i stafit teknik për të.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU