Vllaznia “blindon” dy nga talentet e saj

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Arlind Kalaja do të mbetet pjesë e Vllaznisë, pasi ka arritur akordin me drejtuesit për rinovimin e kontratës, gjë që vetë lojtari e ka pranuar në një prononcim të dhënë për gazetën “Panorama Sport”.

Mesfushori anësor, që më parë ka bërë edhe sulmuesin, është një pikat më të forta të skuadrës shkodrane dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Cungu, që deri më tani ka dëgjuar vetëm lajme për largime lojtarësh.

Një tjetër futbollist që ka oferta është edhe mbrojtësi Denis Pjeshka, të cilit ia janë afruar disa menaxherë, dukë i ofruar disa mundësi transferimi jashtë vendit.

Gazeta “Sport Ekspres” shkruan se ka pasur edhe një komunikim me drejtuesit e Vllaznisë, që e kanë bërë të qartë se mbrojtësi ka edhe dy vite kontratë, ndaj çdo ekip i interesuar duhet të paguajë për kartonin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU