Vllaznia/ Cungu: Ja pse u largova

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Armando Cungu nuk është më pjesë e Vllaznisë, teksa ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së pësuar në Kamzë dhe analizës së bërë në klub.

Tekniku shkodran kishte marrë drejtimin e kuqebluve në janar të vitit 2016, ndërkohë që tanimë i lodhur nga gjithçka ndodh në klubin shkodran, ka zyrtarizuar largimin.

Me mbylljen e bashkëpunimit me Vllazninë, Cungu ka ndarë me njerëzit e medias edhe një mesazh ky njofton edhe arsyet e largimit të tij.

Cungu

“Përshëndetje miq! Ju bëj me dije se me sot tërheq angazhimin tim te skuadra e Vllaznisë (do thosha e zemrës). Vendimin të largohem nga Vllaznia e poqa nga disa rrethana që në gjykimin tim janë përcaktuese!

Në fakt, pranova Vllazninë me dëshirën që të realizoja një ëndërr (e vjet u afruam shumë), por fatkeqësisht, vazhdimisht konstatova se ekzistojnë njerëz dhe struktura të cilat futbollin në Shkodër e përdorin pa përgjegjësinë e fisnikërisë të sportdashësit. Personalisht punova me të gjitha aftësitë e mia, me korrektësi dhe sakrificë. S’isha i vetëm: janë edhe një pjesë e sportistëve.

Uroj me zemër që ekipi i Vllaznisë të ketë një ecuri pozitive në vazhdim! Shkodra dhe tifozët e mrekullueshëm e meritojnë një Vllazni të suksesshme. Uroj çdo të mirë! Armando Cungu”.

Cungu
Ademi-Cungu-Gjyrezi
Armando Cungu

S'KA KOMENTE

Comments are closed.