Vllaznia / Cungu pranë largimit. Kështu nuk vazhdohet

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Armando Cungu ka lëshuar ” bombën” e radhës për drejtuesit e Vllaznisë, të cilët e shohin si pikën kryesore për ndërtimin e një Vllaznie më të fortë dhe që të luftojë për titullin kampion.

Por mesa duket Cungu nuk do t’i presë për një kohë të gjatë drejtuesit dhe Bashkinë, sepse sipas tij nuk po ndryshohet asgjë. Vendimi për t’u larguar nga Vllaznia do t’i trondiste drejtuesit.

“Kështu nuk vazhdohet, do pres edhe pak dhe pastaj do shoh. Nëse nuk shoh ndryshim, është e kotë”, ka thënë Cungu në “Sport Ekspres”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.