VLLAZNIA / Disa lojtarë akuzohen për shitje ndeshjesh

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Në Shkodër nuk ka qetësi. Ditën e djeshme, kryebashkiakja Voltana Ademi, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit, teksa ajo ka paralajmëruar se nëse nuk ndërtohet një Vllazni dinjitoze, atëherë do të ketë masa.

“Nuk do të kursej asnjërin prej jush, nëse nuk arrini të gjeni lojtarë cilësorë. Janë hapur fjalë se unë kam dashur ta hedh Vllazninë, por kjo nuk ka se si të ndodhë. Dua që të gjeni lojtarët që na duhen për një ekip dinjitoz. Nuk dua justifikime, por dua të bëni ekip”, ka thënë Ademi në takim sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”. Kryebashkiakja ka zbuluar edhe diçka tjetër:

“Kam çuar në Prokurori emrat e lojtarëve që kanë marrë pjesë në shitjet e ndeshjeve. Nuk jap emra kush janë lojtarët, por ju do t’i mësoni të gjithë kur të thirren”.

Në takim ka qenë edhe trajneri Cungu, administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka. Gjithashtu ka marrë pjesë Xhemal Bushati, kryetari i Këshillit të Qarkut dhe Vioresin Sinani.

CUNGU – Tekniku shkodran është gati të largohet dhe këtë e ka përsëritur sërish. Mungesa e merkatos ka bërë që Cungu të paralajmëroje edhe njëherë se nuk do të ishte çudi nëse ai do hiqte dorë nga drejtimi i ekipit.

GJYREZI – Administratori Gjyrezi ka parashtruar edhe një tjetër problem, që ka të bëjë me kërkesat e futbollistëve aktualë për rritje pagash. Nga ana tjetër, kryebashkiakja Ademi ka theksuar se financat nuk do të jenë problem, ndaj të punohet për të bërë ekipin dhe të mbahet përgjegjësi për të.

“Lojtarët aktualë po kërkojnë rritje pagash”, thotë Gjyrezi, që më tej shton: “Po ashtu po shikojmë edhe për lojtarë, por e kemi të vështirë. Kemi oferta nga menaxherë të ndryshëm, por deri tani asgjë konkrete. Duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura që të mos gabojmë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.