Vllaznia duhet 1 pikë në 2 ndeshje

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Vllaznia u mund në Laç me rezultatin 3-0, ndërkohë që tashmë janë shfaqur sërish “hijet” e mbijetesës, ndaj në dy ndeshjet e mbetura do duhet minimalisht një pikë.

Sfida e radhës për shkodranët është në Durrës, aty ku kuqeblutë so sfidojnë vendasit e Teutës, në një ndeshje që është finale për të dyja ekipet.

Trajneri Armando Cungu do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje sulmuesin Elis Bakaj, i cili mungoi në Laç për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Gjithsesi, grupi i lojtarëve nuk do të jetë i plotë, pasi veç Markut të dëmtuar, edhe Alsid Tafili nuk do të jetë në dispozicion të stafit, pasi është i pezulluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.