Vllaznia e bindur tek suksesi ndaj Partizanit

0
SHPËRNDAJE

cungu

Objektivi i Vllaznisë në ndeshjen ndaj Partizanit që do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 në “Loro Boriçi” sigurisht që do të jetë marrja e pikëve pavarësisht se edhe kundërshtari është shumë i vendosur për ta fituar këtë ndeshje.

Trajneri Armando Cungu në prononcimin e tij për mediat është shprehur i bindur se skuadra do të reagojë mirë megjithatë për të, edhe një barazim ndaj këtij kundërshtari nuk do të ishte keq. Në të njëjtën linjë me trajnerin Cungu ka qenë dhe administratori i klubit Astrit Gjyrezi i cili ka patur edhe një takim të shkurtër me skuadrën teksa u ka ofruar mbështetje futbollistëve dhe këtë gjë e ka shprehur edhe për mediat.

Skuadra shkodrane pret që të ketë edhe ndihmën e tifozëve kuqeblu të cilët rikthehen në “Loro Boriçi” për të mbështetur Vllazninë duke shpesuar që të gjithë sëbashku t’i gëzohen një rezultati pozitiv në fund të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Partizanit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.