Vllaznia e fillon me fitore në transfertë, Lushnja nuk reziston në “Loni Papuçiu”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Vllaznia e ka filluar sezonin e ri të Kategorisë Superiore me një fitore të pastër 0-2 në transfertë ndaj Lushnjës në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier. Ndeshja në përgjithësi ishte me ritëm të ulët, por shkodranët nuk hasën vështirësi për të marrë tre pikët.

Një autogol i mesfushorit Orgest Gava kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 31′, ndërsa goli i dytë u shënua nga Edon Hasani në minutën e dytë të pjesës së dytë. /minuta90.com/

Lushnja-Vllaznia 0-2

Golat: Gava (aut) 31’, Hasani 47’

Lushnja (4-4-2): Bejte, Magani, Bizhyti, Xhafa, Mone, Shkulaku (Ruço 59’), Gava (Alushi 85’), Taullau (Çela 73’), Branica, Canka, Sefa Tr: Artan Bano

Vllaznia (4-1-4-1): Selimaj, Gocaj, Gurishta, Orelesi, Marku, Krymi, Kruja (Kalaja 80’), Hasani, Vucaj (Bardulla 75’), Lika, Atsina (Ribaj 85’) Tr: Armando Cungu

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Astrit Mahmuti, Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Mone 53’, Bizhyti 58’, Magani 74’ / Kruja 61’, Gurishta 65’, Orelesi 70’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU