Vllaznia e pakënaqur për punimet në stadium

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Duke parë situatën e K.F Elbasani, që pavarësisht se ka stadiumin më të mirë në Shqipëri, detyrohet të luajë larg “shtëpisë” së vet, edhe drejtuesit e Vllaznisë kanë filluar të shqetësohet rreth këtij fakti. Stadiumi i Shkodrës “Loro Boriçi” është në fazë rikonstruksioni total dhe Vllaznia detyrohet që t’i luajë jashtë fushë ndeshjet e Superligës. Gjëndja e vështirë e ekipit përkeqësohet akoma më shumë kur edhe ndeshjet që ekipi do t’i luante brënda, detyrohet që t’i zhvillojë jashtë fushës së vet. Drejtuesit e klubit shkodran kanë reaguar në lidhje me këtë fakt, dhe kërkojnë punimet në stadiumin e tyre të rifillojnë sërisht me ritme të larta, në mënyrë që të përfundohet sa më shpejtë. Ja deklarata e tyre e plotë:
image
Deklaratë për shtyp

KF Vllaznia përmes kësaj deklarate shpreh shqetësimin në lidhje me uljen e ritmit të punimeve dhe zvarritjen e tyre për rikontruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”.
Ju mund të verifikoni vetë ritmin me të cilin po punohet por me këtë ritëm punimesh ne dyshojmë se stadiumi nuk do të përfundojë as në vitin 2017.

Në fillim na u premtua se stadiumi do të inagurohej në ndeshjen me Serbinë më 8 tetor, pastaj na u tha se stadiumi do të përfundonte në këtë afat por për efekt sigurie do të luhej në Elbasan. Më pas na u tha se stadiumi do të inagurohej në nëntor por siç mund ta shihni edhe vetë, asnjëri prej këtyre premtimeve nuk është mbajtur. Madje, edhe sikur tani e tutje të punohej me tre turne, stadiumi nuk do mund të përfundonte para vitit 2016.
Klubi i Futbollit Vllaznia shpreh shqetësimin në lidhje me këtë çështje sepse po na bëhet një dëm i madh financiar por edhe sportiv dhe kjo padiskutim që ka ndikimin e vet tek skuadra.

Po bëjmë këtë deklaratë që të tërheqim vëmendjen e të gjithë personave të cilët kanë ndikim në marëdhënien kontraktuale në çështjen e stadiumit me shpresën se gjërat do të ndryshojnë dhe ritmi i punimeve do rritet sërish dhe Vllaznia do të rikthehet sa më shpejt në shtëpinë e saj.

Klubi i Futbollit Vllaznia

S'KA KOMENTE

Comments are closed.