Vllaznia, ëndërrohet sulmuesi Hamdi Salihi

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia po përgatitet për sezonin e ri në Kategorinë Superiore, ndërsa drejtuesit e klubit kuqeblu po mendojnë për të afruar në ekip, futbollistë shkodranë.

Nga sa mësojnë burime të sigurta të minuta90.com, nuk është ndonjë habi e madhe që shkodranët të shikojnë edhe mundësinë e rikthimit të goleadorit Hamdi Salihi.

Sulmuesi e ka mbyllur aventurën e tij me Skënderbeun dhe me shumë mundësi mund të luajë në Austri, por duket se Vllaznia do të kërkojë të joshë futbollistin shkodran që të luajë edhe një herë tjetër për qytetin e tij të lindjes. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.