Vllaznia fiton finalen e tretë

0
SHPËRNDAJE

basketboll_2Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar 84-46 ndaj Teutës, në finalen e tretë të play off-it luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, duke udhëhequr 2-1 me ndeshje. Çka do të thotë se shkodranët janë një fitore larg titullit kampion, por takimin e radhës do ta luajnë në Durrës (të mërkurën e ardhshme, 1 qershor).

Suksesi i basketbollistëve të trajnerit Gjeçaj ishte më i lehtë dhe i merituar, pasi e udhëhoqën takimin gjatë gjithë kohës, duke mos hasur shumë rezistencë. Durrsakët gabuan shumë, kryesisht në periodën e parë, ku dhe Vllaznia krijoi një diferencë të mjaftueshme për ta administruar deri në fund. Që në 10-minutëshin e parë janë vendasit që shkëputen dhe udhëheqin 21-14, ndërkohë që diferenca thellohet edhe më shumë në çerekun e dytë.

Teuta gabon shumë, tenton të rikuperojë nga distanca, por pa sukses. Gjysma e parë e takimit mbyll 38-26, por në periodën e tretë vuloset fitorja e Vllaznisë. Vendasit, të mbështetur edhe nga tifozët që kishin mbushur pallatin e sportit, shkëputen 60-34, falë një loje të mirë të Djokovic. Në këtë periodë pati edhe një moment tensioni mes tifozëve shkodranë dhe Daliut, që solli pezullimin e lojës për 2 minuta.

Perioda e katërt është formalitet, Vllaznia e thellon edhe më shumë rezultatin e fiton me meritë 84-46 (me 38 pikë)/Durrës Lajm

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.