Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE


Futboll Femra / Takimi i luajtur sot në “Elbasan Arena” pati rivalitet vetëm në pjesën e parë, që u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pas pushimit, vajzat e drejtuara nga trajneri Nikolin Lekaj dominuan dhe gjetën tri herë golin.
Doçi zhbllokoi ndeshjen menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë (48’), ndërsa në të 57-n Jashari dyfishoi epërsinë e kuqebluve. Çerek ore para fundit, sërish Doçi vulosi suksesin e Vllaznisë duke plotësuar dopietën personale nga pika e penalltisë.

Përkundër disfatës, arritja deri në finale është një sukses për një ekip si Apolonia, i krijuar vetëm tri vite më parë dhe i përbërë nga lojtare të reja fierake.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.