Vllaznia fiton ndaj Tërbunit me një paraqitje të dobët

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia ka arritur të fitojë në miqësoren e radhës ndaj Tërbunit në fushën sportive “Reshit Rusi”. Shkodranët fituan 1-0 falë golit të shënuar nga sulmuesi ganez Atsina në pjesën e parë.

Nga sa u pa në fushë, ishte një paraqitje e dobët e kuqebluve në sytë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila e ndoqi nga afër këtë ndeshje. Vlen të theksohet fakti se, ekipi i drejtuar nga trajneri Armando Cungu është në një gjendje skandaloze sa i përket përgatitjes fizike.

Kujtojmë se Vllaznia është i vetmi ekip që nuk ka zhvilluar fazën përgatitore. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.