Vllaznia – Flamurtari 2-1/ Shkodranët fitojnë “derbin” e mbijetesës

0
SHPËRNDAJE

Vllaznia – Flamurtari 2-1

Shënues: Cicmil 2′, Shtubina 56′, / Dushku 86′

Vllaznia: Dragojevic, Kapaklija, Cicmil, Vrapi, Marku, Tafili, Krymi, Sefa, Vecaj, Shtubina, Kalaja. Trajner: Armando Cungu

Flamurtari: Lika, Idrizaj, Lacoste, Krasniqi, Marku, Curri, Nicolini, Lushtaku, Da Silva, Hoxha. Alvesh. Trajner: Zekerija Ramadani


 

 

imageSuperiorja/  Vllaznia di shumë mirë të fitojë në momentin kur i duhen pikët, teksa ka mposhtur ditën e sotme rivalin direkt pët mbijetesë, Flamurtarin, me shifrat 2-0. Ndeshja e zhvilluar në Shkodër foli totalisht për vendasit që tashmë konsolidojnë disi pozitat në luftën për mbijetesë. Ndërkohë Flamurtari duket në një krizë, ku fitorja në transfertën e Laçit duket se nuk ka ndryshuar asgjë tek kjo skuadër e cila mbetet në kuotën e 28 pikëve në vendin e 8. Përballja mes dy skuadrave nisi menjëherë me gol teksa Cicmil zhbllokoi shifrat qysh në minutën e 2′-të duke i dhënë epërsinë vendasve që duken më të motivuar se kurrë për fitore në ndeshjen e sotme.

Ndërkohë skuadra vlonjate duket e pafuqishme për të reaguar ndaj furisë së vendasve duke pranuar humbjen. Në pjesën e dytë kapiteni shkodran, Ndriçim Shtubina do të realizonte edhe golin e dytë në minutën e 56′ duke hipotekuar praktikisht 3 pikët që sjellin qetësinë tek Vllaznia. Pas kësaj fitoreje skuadra shkodrane arrin në kuotën 32 pikëve, ndërkohë Flamurtari mbetet 28 pikë, por më i rrezikuar se kurrë për të rënë nga kategoria.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.